Pitella takon Ramën dhe Metën

04/04/2013 00:00

Sapo është arritur marrëveshja parazgjedhore PS–LSI, në Tiranë për ta
përshëndetur ka mbërritur Gianni Pitella, zëvendëspresidenti i
Parlamentit Europian.

Takimin e pare ai e pati me kreun e opozites Edi Rama ne oret e para te dites. Ne takimin mes tij dhe Rames, siç Pitella pohoi me pas, i jane derguar pergezimet dhe mbeshtetja e plote e forcave te qendres se majte europiane per bashkimin e se majtes shqiptare, qe ne besimin e Pitella-s do te jete Qeveria qe do te nxjerre vendin nga kriza dhe do ta çoje ate perpara ne rrugen e integrimit europian. Kete konfirmim Pitella e beri edhe publikisht per mediat pas takimit me kreun e LSI-së, Ilir Meta.

“Vendosa të vij personalisht të falenderoj mikun tim Ilir Meta dhe falenderova mikun dhe shokun tim Edi Rama për arritjen e marrëveshjes, si dhe për t’i uruar dhe për t’i komunikuar në emër të Presidentit të Parlamentit Europian dhe forcave të qendrës së majtë europiane përgëzimet tona për bashkimin e së majtës shqiptare, për të lënë pas të shkuarën dhe për të nisur një rrugë të re. Problemet që ka ky vend janë të shumta, ka një papunësi të lartë dhe një borxh të lartë publik dhe kjo na shtyn që të themi se zgjidhja më e mirë është bashkimi i të gjitha forcave dhe brenda këtij bashkimi të madh të kombit, duhet parë edhe bashkimi i së majtës dhe kjo është garancia që do të ketë një Qeveri të re të përqendruar te integrimi. Ne duhet të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarëve për të qenë më pranë Europës dhe aleanca e re e forcave të majta do të ndihmojë jashtëzakonisht në këtë drejtim. I thashë Metës dhe Ramës se i garantoj për mbështetjen e fortë”, u shpreh Pitella.

Për Ilir Metën, që jep deklaraten e pare ne opozite, eshte i mundshem miratimi i tre ligjeve te njohura si te integrimit që në këtë sesion parlamentar.

“LSI e ka filluar këtë ditë si një forcë në opozitë, por gjithnjë me angazhimin kryesor për t’i kontribuar stabilitetit të vendit dhe në mënyrë të veçantë përshpejtimit të procesit të integrimit europian. Ky proces të marrë një impuls të ri brenda këtij mandati të Parlamentit dhe besoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë për të ecur përpara më shpejt në këtë drejtim”, tha Meta.

Top Channel