Kryeministri Sali Berisha vuri edhe një herë në qendër të vëmendjes
programin e punësimit, kur vizitoi panairin e përvitshëm “Formim dhe
punësim”.

Ne prani te 100 bizneseve vendase dhe huaja, te cilet ofrojne vende pune, Kryeministri Berisha tha se qellimi kryesor i reformave te ndermarra nga Qeveria e tij eshte punesimi. Kryeministri vleresoi taksen e sheshte si themelin qe siguroi rritjen eknomike te vendit dhe perballimin e krizes se rende europiane.

“Për t’i bërë të mundur dhe për t’i zgjeruar hapesirat sektorit privat për gjenerimin çdo ditë të dhjetera qindra vendeve pune, vendosëm pak vite më parë taksën e sheshtë, taksë e cila është faktuar se për çdo dollar që i mbetet fitim sipërmarrësit, më shumë se gjysma e tij i kalon direkt punëtorit, i kalon me rroga, i kalon me mjedis pune më të mirë, i kalon me vende të reja pune”, thotë Berisha.

Nga ana tjeter, qendron propozimi i Partise Socialiste, per taksen progresive, parimi i te ciles eshte se kush fiton me shume, paguan me shume. Per Kryeministrin Berisha kjo takse eshte shkaterrimtare per biznesin dhe per vendet e punes qe ai gjeneron.

“Ata të cilët kërcënojnë rikthimin e regjimeve të taksave të larta janë pa mend, sepse harrojnë se cili është çmimi i rritjes së taksave të larta për investitorin. Çmimi i rritjes së taksave të larta dhe kjo krizëe  faktoi, është shkatërrimi i qindra dhe mijërave vendeve punë, është çpunësimi masiv, është dekurajimi i entuziasmit të investitorëve dhe besimit të tyre tek vendi”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha tha se Qeveria e tij do te mbetet Qeveria e taksave te uleta dhe se, nepermjet reformes se re fiskale, te miratuar se fundmi ne Parlament, synohet rritja e investimeve te huaja direkte nga 4.2 miliarde dollare, ne keto 4 vjet ne 6 miliardë dollare ne 4 vitet e ardhshme.

Top Channel