Selenicë, banorët rrezikojnë të mbeten pa ujë

02/04/2013 00:00

Mijëra banorë të qytezës së Selenicës dhe fshatrave për rreth rrezikojnë
të mbeten pa ujë të pijshëm. Shkak është bërë gerryerja e shtratit të
lumit Vjosë, dëmet e shkaktuara kanë qenë të mëdha pasi lumi ka marrë me
vetë rreth 100 metra toke.

Ndersa gerryerja eshte shume prane pompave te ujit te pijshem, njekohesisht rrezikon edhe nen stacioni elektrik qe furnizohen keto pompa. Shkaterrimi i argjinatures kryesore si pasoje e daljes se lumit Vjose nga shtrati gjate permbytjeve dhe ne vazhdim ka sjellë  mjaft pasoja dhe deme ekonomike per bashkine e Selenices.

Per ujesjellesin kerkohet nje nderhyrje emergjente per te mos lejuar qe lumi te shkaterroje pompat pasi rrezikon mbi 8 mije banore te qytezes se Selenice dhe te fshatrave perreth.

Top Channel