Sekuestrohet hashash, në kërkim dy persona

02/04/2013 00:00

Një sasi prej 60 kilogramë hashash është kapur nga policia e Gjirokastrës. Droga po transportohej e ngarkuar në dy mushka.

Policia eshte informuar se ne orën 1 te mengjesit të martës se një sasi lëndë narkotike po transportohej nga kodrat e  fshatit Hormovë në drejtim të Lekëlit, me qellim për të shmangur postobllokun e policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë.

Policia konstatoi se shoqerimi po behej nga dy persona, te cilet jane larguar sapo kane pare se po ndiqeshin nga policia. Policia mundi te gjeje drogen dhe te identifikoje transportuesit te cilet jane shpallur ne kerkim.

Top Channel