Në qendrën më të madhe spitalore në vend, aty ku qytetarët drejtohen me
shpresën për një kurim sa më të mirë, hasin në mungesën dhe vështirësi
për të gjetur medikamente.

Për shkak se ilaçet nuk gjenden neper pavione, me receta ne duar te aferm qe shoqerojne pacientet, rendin neper farmacite private perreth spitaleve te cilat te favorizuara nga keto mungesa jane shtuar edhe me shume.

Prindërit thonë se blenë edhe shiringa apo karteter për pacientët me veshka, pasi spitali nuk u ofron as mjetet auxiliare pa llogaritur me pas ilaçet e shtrenjta.

Ne drejtorine e QSUT-së me veshtiresi pranojne se ka mungesa medikamentesh, por perballe listes se barnave qe mungojne ata thone se jane krijuar disa mungesa per shkak te procedurave tenderiale.

“Nuk besoj që ne në shërbimet e pediatrisë të mos kemi shiringa, pasi unë jam vetë mjek dhe në pavionin tim nuk ka patur mungesë shiringash. Ka medikamente të ndryshme që janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe pavarësisht se janë të shtrenjta neve jemi në fazën e tenderimeve të medikamenteve dhe për një kohë shumë të shkurtër edhe këto medikamente që shoqërohen shumë të shtrenjta do të jenë gati në spitalin tonë. Ju siguroj që medikamentet bazë, pothuajse në të gjitha shërbimet ekzistojnë. Mungesa të vogla që lidhen me procedurat e tenderimit janë të pashmangshme dhe kanë qenë vit për vit”, thotë Besim Boçi, nëndrejtor i QSUT-së.

Ky eshte justifikimi i perhershem qe behet, pasi ne çdo moment, ne çdo periudhe te vitit ne QSUT ka mungesa medikamentesh  te cilat ne te shumten e rasteve shkaktohen per mungese fondesh, pasi kompanite farmaceutike nuk pergjigjen per shkak te borxheve te krijuara nga drejtoria e QSUT.

Top Channel