Për të tretin vit radhazi Urdhëri i Mjekëve ka denoncuar Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë se po lejon të punojnë në spitalin më të madh në Tiranë mbi 200 mjekë të cilët ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të paligjshme sepse nuk kanë licensë.

Presidenti i Urdhërit të Mjekut deklaron se përjashtim bëjnë disa mjekë që krahas punës në sektorin publik, ushtrojnë profesionin e tyre dhe nëpër klinika private. Urdhëri i Mjekëve thotë se ushtrimi i profesionit të mjekut pa pajisjen me licensë, shkel standardet e shërbimit shëndetësor dhe rrezikon shëndetin e pacientëve.

Urdhëri i Mjekut është institucioni që pajis me licensë mjekët. Sipas ligjit ripërtëritja e licensës bëhet cdo pesë vjet në bazë të performancës së mjekëve që analizohet vit pas viti.

Top Channel