Rruga e re Dames-Tepelenë është lënë në mes dhe punimet nuk kanë arritur
as 30 për qind të projektit. Por edhe kjo pjesë e ndërtuar nuk është
paguar.

Rreth 100 punetore qe jane aktivizuar ne ndertimin e kesaj rruge kane nderprere punen prej kohesh por kane edhe 7 muaj pune ende te papaguar. Kompania greke VEGA qe punonte ne kete segment, nderpreu punen per shkak te nderprerjes se dhenies se fondeve nga ana e Qeverise shqiptare.

Ne dhjetorin e vitit te kaluar punetoret u hoqen nga puna edhe pse kane me shume se nje gjysme viti qe nuk kane marre pagat e tyre.

Punimet për aksin Damës –Tepelenë që pritej të përfundonin në korrik të vitit 2010. Tre vjet pas perfundimit te afatit nuk ka perfunduar as traseja e rruges e cila eshte duke u demtuar plotesisht. Ky aks 32,5 kilometra i gjate eshte pjese e aksit Levan-Tepelene duhet te kishte perfunduar. Per ndertimin e saj u kontraktuar kompania “Alpine Mayreder” e cila la pa paguar nenkontraktoret që po merrnin pjesë në ndërtimin e këtij aksi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA