Mbi 300 të sëmurë me talasemikë janë në nevojë kritike për gjak. Atyre u
duhet të bëjnë transfusion gjaku shumë shpesh për të jetuar por gjendja
në Qendrën e Hemoglobinopative në Lushnjë është e vështirë për shkak të
mungesës së theksuar të gjakut.

Ne kete qender trajtohen te semure nga Fieri, Lushnja, Berati, Vlora, Peqini dhe Elbasani. Drejtori i bankes se gjakut prane kesaj qendre ben thirrje per dhurim vullnetar.

Qindra te semure presin me padurim lajmin kur ne qender eshte dhuruar gjak. Por raftet e bankes se gjakut jane gjithmone bosh.

Per shkak te paragjykimeve ata nuk pranojne te flasin publikisht per nevojen jetike qe kane per te marre gjak. Mira Shushari, eshte nje prej pacienteve te kesaj qendre. Gruaja e re prej 30 vjetesh shkon cdo tre jave ne kete qender te te bere transfuzion.

Sipas drejtuesve te kesaj qendre ne Lushnje, numri i te semureve me talasemi eshte duke u ulur kjo dhe fale punes qe behet veçanerisht ne shkollat e mesme.

Top Channel