Helmimi nënë e bijë, përmirësohet vajza

01/04/2013 00:00

Del nga gjendja e reanimacionit 18-vjeçarja që u helmua qëllimisht nga
nëna e saj, e cila tentoi të vriste veten dhe të bijën. Ngjarja e rëndë
ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur Age Prela ka pirë fostoksinë, bashkë me
vajzën e saj.

Familjarët thonë se 45-vjeçarja e ka kryer krimin në një gjendje depresive. Sapo ajo ka dalë nga reanimacioni, ka kërkuar të dijë për shëndetin e vajzës së saj. “Ku është vajza? Si është gjendja e saj. Dua ta shoh me sytë e mi”, janë fjalët që Age Prela thotë vazhdimisht. Familjarët e saj thonë se 45-vjeçarja e ka kryer aktin në një gjendje depresive.

“Ageja është një nënë dhe grua e fortë. Edhe unë do ta bëja një gjë të tillë, po të isha në vend të saj. Shteti i ka braktisur prej 18 vjetësh. Si rasti i këtyre të dyjave ka plot, sa të duash në Shqipëri. Ajo nuk mund ta duronte më atë situatë dëshpëruese. Çdo ditë përballej me gjendjen kritike të së bijës”, shprehet halla e 18-vjeçares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA