BE, mbështetje blegtorisë shqiptare

29/03/2013 00:00

Me qëllim rritjen e eksportit të prodhimeve shqiptare blegtorale dhe të hortikulturës, blegtorët shqiptarë janë përfshirë në rrjetin ndërkombëtar për mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm në sektorin e mbarështimit të kafshëve dhe hortikulturës, Agro-Start.

Projekti, me një fond prej 1.7 milion eurosh nga fondet e paraaderimit në Bashkimin Evropian do të ndihmojë fermerët shqiptarë të reklamojnë prodhimet e tyre, përmes një panairi virtual online të vendeve të Evropës Juglindore, ku bëjnë pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Greqia, Italia, Sllovenia dhe Maqedonia.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Blegtorëve Shqiptarë, përgjatë dy viteve të zbatimit të këtij pojekti, fermerët shqiptarë do të mund të shkëmbejnë eksperiencat më të mira me fermerët e vendeve pjsëmarrëse në projekt, çka do të zgjerojë aksesin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA