Ndalimi i vjedhjes së energjisë

28/03/2013 00:00

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe kompania CEZ Shpërndarje kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërprë të gjitha lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, si edhe për të çuar në ndjekje penale të gjithë ata që vjedhin energjinë.

“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do bashkëpunojmë me plane masash të përbashkëta të policisë dhe CEZ, për ndalimin dhe parandalimin e vjedhjeve dhe furnizimit në mënyrë ilegale të energjisë”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj.

“Pas këtij pakti ne i jemi kthyer një bashkëpunimi tradicional, por të lënë pas dore në tre vitet e fundit. Ne do ruajmë standartin se do furnizohen me energji vetëm ata qytetarë që paguajnë dhe jo ata që vjedhin”, ka thënë nga ana tjetër drejtori i CEZ, Sahit Dollapi.

Në tre vitet e fundit nuk ka patur asnjë aksion të përbashkët për të ndaluar vjedhjet e energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA