Partitë shqiptare në Maqedoni kanë dalë me vlerësime të ndryshime për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratike për Integrim, vlerëson se këto zgjedhje ishin të lira dhe demokratike, ndërsa është e kënaqur me rezultatin e arritur, pasi që në raundin e parë, kandidatët e saj fituan në tetë komuna.

“Sa i takon rezultateve zgjedhore, dua të shpall në emër të BDI-së fitore në dy plane. Në palnin kombëtarë, ne i gëzohemi fitores që nga Stuga deri në Likovë. Me theks të vacant, fitorja në komunën e Kërçovës ku shqitparët për herë të parë do ta menaxhojnë këtë qytet dhe këshillin komunal. Fitorja në planin politik, dëshmohet se ky është suksesi apo fitorja më e thellë që ka BDI në gjitha ciklet zgjedhore në historinë e saj politike”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike Shqiptare, vlerëson se ky proces zgjedhor është karakterizuar me shumë parregullsi.

“Duke filluar nga shlyerja e mijëra shqiptarëve nga listat zgjedhore të simpatizantëve të PDSH-së edhe pse posedonin dokumentat e duhura biometrike e deri tek blerja e votive, vjedhja e votive, kërcënimet dhe presionet ndaj nëpunësve të administratës shtetërore që të votojnë për BDI-së ose do ti largojnë nga puna, presioni dhe kërcënimet nga badnat e organizuara të gjitha këto të shfrytëzuara nga BDI”, reagoi Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

PDSH thotë se në këto zgjedhje ka marrë 20 mijë vota më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011. Partia e Menduh Thaçit, pret që kandidatët e saj, më 7 prill në balotazh, të fitojnë në Strugë, Tetovë, por edhe në disa komuna tjera më të vogla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA