Sërish kërkime në landfillin e Sharrës

26/03/2013 00:00

Kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela kanë vazhduar për të tetën ditë me radhë, duke përdorur po të njëjtin mjet.

Por, edhe gjatë së martës paradite, pavarësisht një kërkimi të imët të zonës së piketuar nga prokuroria, nuk u dha ndonjë rezultat.

Prokuroria po këmbëngul në kërkimin e saj vetëm në një zonë tek e cila mendon se është hedhur trupi, sipas dëshmive të vetë Prrenjasit.

Mëngjesin e së martës hetuesit morën sërish në pyetje punëtorët e landfillit të Sharrës, me pretendimin se mos evidenca mund të kishte ndonjë gabim në vendin ku ka shkarkuar automjeti i Prrenjasit në datën 30 nëntor 2012 në mbrëmje.

Grupi hetimor vazhdon të insistojë në kërkim me vetëm një ekskavator me kovë të vogël, duke patur pretendimin e saj për mos shkatërrim të provave materiale gjatë proçesit të kërkimit.

Familjarët e vogëlushit Çela vazhdojnë të këqyrin punën në landfillin e Sharrës, nga jashtë rrethimit të saj, duke pritur që t’i jepet një përfundim kësaj çeshtjeje që zgjat prej kaq ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA