“Qoshka e Qeshur” në Tiranë

26/03/2013 00:00

“Humanizmi ndaj me te dobteve, eshte vlera me e çmuar e cdo shoqerie”, do te shkruanin filozofet grekë ne tekstet e vjetra, por sa e “gjalle”eshte kjo ndjenje ne ditet tona?

A ka ende njerez qe duan te ndihmojne tjerin pa marre asgje ne kembim?

Edhe pse jeta urbane ka marr nje tjeter dinamike, ende vlerat altruiste eksistojne. Shembullin e mire e japin nje grup te rinjsh kryeqytetas, te cilet kane grumbulluar vullnetarisht objektet personale nga shtepite e tyre, per t’i shitur, e per te ndihmuar me keto te ardhura femijet ne nevoje.

Aktiviteri i quajtur “Qoshka e Qeshur”, i zhvilluar prane Kodrave te Liqenit, eshte organizuar nga studentet e degeve te ndryshme si mjekesia, arkitektura, akademia e arteve apo juridiku, te cilet edhe pse vine nga profile te ndryshme, synimi i tyre ishte nje dhe i vetem… te kontribuojne me aq sa munden.

Nga ana e tyre, blerës të ndryshëm e pëlqyen këtë nismë, duke vlerësuar nismën e të rinjve.

Pergatitjet e aktivietin kane nisur nje muaj me pare, kohe e mjaftueshme per te grumbulluar : Libra, arusha, kukulla, CD, DVD, embelsira, shallra, kapuca, bizhuterite apo pikturat, te gjithe me kosto modeste.

Ne nje nga tavolinat, studentet vendosen “Librin e Pershtypjeve”, ku qytetaret e ndryshem shkruanin mendimet e tyre per “Qoshken e Qeshur”, ndersa pervec shitjeve, artistet e grupit, ofruan dhe sherbimin e “face-painting” per femijet e vegjel, te cilet se bashku me prinderit e tyre, ishin nder klientet me te shpeshte te  tavolinave qe dominoheshin nga ngjyrat.

“Qoshka e Qeshur” organizohet per here te dyte ne Tirane, i njejti aktivietet eshte zhvilluar ne nentor 2012, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Top Channel