Reshjet e shumta të shiut po shkaktojnë përmbytjen e menjëhershme të
rreth 25 mijë hektarëve tokë,që shtrihet nga Velipoja në Nartë.

Profesor Vangjo Kovaçi, i cili eshte ekspert i tokes, për më shume se 30 vjet sakteson se keto permbytje vijne si pasoje e mosfunksionimit të hidrovoreve, prishjes se argjinaturave dhe mospastrimit të rrjetit kullues. Sipas profesor Kovacit vetem niveli i trete i kanaleve kullues shkon ne 1 milion meter kub dhe per pastrimin e tyre kerkohen 10 mjete qe te punojne gjate gjithe vitit.

“Para viteve 90, në një shifër të përgjithshme ishte detyrë e përvitshme që të pastroheshin rreth 1 milion metër kub nga rrjeti i kanaleve kullues të parë, të dytë dhe të tretë që ishte e barabartë që të punonin 5, 6, 7 mjeke ekskavatorë në mënyrë të vazhdueshme përgjatë gjithë vitit. Kjo shifër është reale e pranueshme dhe e domosdoshme për t’u pastruar nga rrjeti kullues”, thotë profesor Kovaçi.

Por perse çdo vit Nenshkodra, permbytet nga uji sa here ka reshje shiu? Profesor Kovaçi, thekson se kerkohet nje strategji ekonomike ku ekspertet te saktesojne se cili duhet te jete niveli kufi ne basen dhe sa eshte fitimi qe vjen nga prodhimi i energjise elektrike nese ato mbahen ne nivelet maksimale.

“Duhet të bëjnë një vlerësim ekonomik të nivelit të mbajtjes së ujit brenda rezervuarve ujorë që janë. Të mos e kalojnë këtë dhe të bëjnë një llogari të tillë që sa fitojnë energji elektrike dhe sa humbasin nëqoftëse krijojmë përmbytje”, theksoi Kovaçi.

Çdo vit ne vendin tone dhjetra hektarë toke preken nga erozioni dhe ne vende te caktuar kjo levizje shkon deri ne 100 ton per hektarë.

Top Channel