Lutje për të shpëtuar nënën

23/03/2013 00:00

Dy motra, 10 dhe 14 vjeç në qytetin e Maliqit kane braktisur shkollen
per ti qendruar prane nenes se semure. Familjen e tyre 5 vjet me pare e
braktisi kryefamiljari dhe gruaja e re me dy femijet e mitur kaloi kohe
te veshtira dhe varferi.

Prej 7 muajsh dy vajzat e saj kane mesuar se cdo te thote depresion, per shkak te semundjes se nenes se tyre.

Jeta i ka kthyer keto dy vajza te mitura ne kryefamiljare. Ato kane braktisur çdo gje qe lidhet me moshen e tyre dhe kujdesen për nënën, e cila ne disa raste ka tentuar vetevrasjen ne pamundesi per t’i bere balle varfërisë.

“Mami ka tentuar të vrasë veten pesë herë, ka pirë helm, ka tentuar të hidhet nga ballkoni, ve litarin në grykë. Pesha e familjes tani më ka mbetur mua. Ne marrim 20 mijë lekë përkrahje nga Bashkia dhe jetojmë me këto para”, thotë vajza e madhe Iva Zhupani.

“Unë nuk shkoj në shkollë se mami është e semurë. Kur ajo është më mire shkoj të ndjek mësimin”, thotë Suela Zhupani, vajza e vogël.

Sonila Demollari nena e vajzave e pranon se nuk mund te kujdeset per vajzat e saj te vogla dhe kerkon ndihme pasi nuk mund te perballoje shpenzimet per kurimin e saj ne nje spital.

“Nëpër dyqane kam marrë borxhe. Vetë jam e sëmurë me depresion. Para nuk kam të shtrohem në spital, dy fëmijë kam. Prej burrit jam ndarë prej pesë vjetësh dhe ai nuk më ka dhënë pension për fëmijët. I lutem shtetit që të më gjejë ish-burrin dhe ai të paguajë paratë për vajzat”, thotë Sonila.

Vajzat dhe nena e tyre cdo dite perballen me sfiden e te mbijetuarit, e cila veshtiresohet edhe me teper nga semundja e saj dhe frika se nje dite Sonila mund te mos e shpetoje veten.

Top Channel