Sëmundjet malinje të gjakut janë rritur në shifra, por edhe për sa i përket vdekshmërisë edhe në vendin tonë.

Sipas mjekëve hematologë numërohen rreth 200 raste të reja çdo vit me sëmundje të tilla të cilat shkaktohen jo vetëm nga faktorë të brendshëm, por edhe të jashtëm si produktet e kontaminuara, rrezatimet e të tjera.
 
“Të gjitha llojet e atyre që quhen produkte toksike, pra të gjitha produktet kimike janë të mundshme që të jenë shkaqet e kancerit, por edhe ato që janë më të prekshmet dhe më të përditshme janë alkooli dhe duhani. Ka edhe faktorë të brendshëm që janë individual nga secili person dhe kjo është edhe arsyeja se përse studiojmë qelizën dhe studiojmë kromozomet, se pikërisht këto faktorë të jashtëm veprojnë mbi këto faktorë të brendshëm”, thotë Arben Ivanaj, mjek hematolog.

Mjeket hematologe nga vendi dhe te huaj jane mbledhur ne nje konference te perbashket, ku kane diskutuar diagnostikimin dhe menyrat efikase te trajtimit.

“Janë disa sëmundje të gjakut, të cilat relativisht kanë frekuencë të shpeshtë në popullatë, pavarësisht se janë sëmundje të rënda kthehen në sëmundje të shërueshme sepse duhen trajtuar sipas mekanizmit të lindjes së sëmundjes”, tha Ivanaj.

Mjeket kerkojne qe politik beresit te marrin vendimet e duhura dhe t’i perqendrojnë fondet ne programe qe kane te bejne me sherimine pacientit dhe jo te investohet aty ku rezultatet nuk jane te prekshme. Nje diagnoze e mire dhe trajtimi i duhur do te ulnin jo vetem kostot por te jepnin efekt te shpejte te pacienti duke ndikuar ne rritjen e cilesie se jetes se tij.

Top Channel