Ndërkohë që Senati në Brazil debaton në lidhje me reformimin e ligjeve për abortin, trupa që rregullon praktikat mjekësore ka mbështetur për herë të parë legalizimin e abortit.
Këshilli Federal i Mjekësisë (FCM) ka bërë thirrje për legalizimin e abortit gjatë 12 javëve të para të shtatzanisë. Aktualisht, ai lejohet vetëm në rastet e ndonjë përdhunimi, zhvillimin jo normal të trurit, apo kur jeta e nënës është në rrezik.
Por, disponibiliteti më i gjerë ndaj abortit kundërshtohet nga kisha Katolike Romane. Gati 1/4-ta e një milioni gra në vit kërkojnë trajtime në spitale, pasi i nënshtrohen procedurave të pasigurta, tha këshilli i doktorëve.
“Është e rëndësishme të theksosh se nuk është vendosur që (27) Këshillat (rajonal) (t)e Mjekësisë janë në favor të abortit, përkundrazi është autonomia e grave dhe doktorëve”, tha presidenti i FCM-së, Roberto Luiz D’Avila, përmes një deklarate.
Senatorët brazilianë janë duke shqyrtuar një propozim të bërë së bashku prej ligjvënësve dhe specialistëve, për të ndryshuar kodin ekzistues kriminal. Amendamenti mund të shtojë raste të tjera, në të cilat abortimet nuk do të mund të konsiderohen si krime:
-Me kërkesë, deri në periudhën 12-javore të shtatzanisë.
-Në rastet e anomalive të fetusit, që do ta bënin jetën të pamundur pas lindjes.
-Kur shtatzania vjen si rezultat i një mbarsjeje apo fertilizimi in-vitro pa pëlqim.
Reformat, gjithsesi, janë duke hasur kundërshtime të ashpra në vend, sidomos nga kisha Katolike Romane.
“Ajo që ne konsiderojmë serioze në këtë kontekst është edukimi, apo më mirë, fuqia çedukuese që një trupë e rëndësishme si Këshilli Federal i Mjekësisë ka, fuqinë për të krijuar mentalitete”, tha peshkopi Joao Carlos Petrini, nga Konferenca Kombëtare e Peshkopëve, për gazetën Folha de Sao Paulo.
Top Channel