Berlin, përplasen dy helikopterë

21/03/2013 00:00

Dy helikopterë janë përplasur në afërsi të Stadiumit Olimpik të Berlinit, duke lënë disa persona të vdekur e të plagosur.

Helikopterët janë përplasur me njëri-tjetrin në ajër, gjatë një stërvitjeje të policisë. Gazeta “Bild” raporton se një nga pilotët mbeti i vrarë dhe katër persona të plagosur, dy prej të cilëve rëndë.

Rreth 400 oficerë të policisë federale po bënin një stërvitje për parandalimin e dhunës në stadiume kur përplasja ndodhi.

“Tre helikopterë ishin në ajër. Kishte një stuhi dëbore. Papritur dëgjuam një zhurmë dhe dikush bërtiti “kujdes”. Më pas kishte gjak gjithandej”, ka thënë një dëshmitar nga vendi i ngjarjes për kanalin televiziv NTV.

Pamjet televizive kanë treguar dy mjetet fluturuese të rrëzuar në dëborë dhe policinë me shërbimet e emergjencës duke punuar për të nxjerrë personat e bllokuar dhe shoqëruar me barrelë të plagosurit.

Një oficer policie është parë të largohet nga vendi i ngjarjes me gjak në fytyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA