Protesta në Bujanoc
20/03/2013 22:55
Policia serbe ka keqtrajtuar dhe ka rrahur shqiptarin Ganimet Osmani, nga fshati Koncul, në zonën e Bujanocit, në jug të Serbisë, në kufi me Kosovën.
Ai thotë se policët i kanë kërkuar leje për kullotjen e bagëtisë dhe më pas e kanë sulmuar në një patrullë prej 12 policësh.
Kjo ngjarje ka bërë që shqiptarët e kësaj zone të bllokojnë rrugën për në Kosovë, në një protestë ku kanë kërkuar largimin e forcave serbe nga zonat e banuara me shqiptarë. Ata kanë kërkuar respektimin e marrëveshjeve për paqe.
Ushtria dhe policia serbe në jug kanë disa baza dhe banorët në vazhdimësi janë ankuar për forca të shtuara ushtarako-policore.
Top Channel