Pedofilia, protesta e shoqërisë civile

20/03/2013 00:00

Pas dëshmisë tronditëse të pedofilit Ardian Prrenjasi, që deklaroi se ka vrarë pas abuzimit me të një fëmijë 11-vjeçar dhe përpjekjes për të kryer të njëjtin akt edhe me një fëmijë tjetër, dhjetra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan të mërkurën para selisë së Presidencës kundër asaj që ata e quajtën sistem të kalbur të drejtësisë i cili nuk garanton të drejtat themelore në bazë të Kushtetutës.

E nisur fillimisht si reagim spontan në rrjetin social Facebook, protesta e qytetarëve prej disa ditësh ka qenë në fokusin e komunikimeve dhe pjesa më e madhe i janë bashkuar kësaj nisme për të mbrojtur fëmijët nga fenomenet negative që vënë në rrezik jetën dhe ekzistencën e tyre.

Protesta e shoqërisë civile u përpoq të zgjojë ndërgjegjen qytetare për t’iu bashkuar dhimbjes së prindërve të fëmijëve me të cilët është abuzuar. “Shoqëria shqiptare nuk duhet të qendrojë më indiferente për cështje kaq të rëndësishme, por duhet të ngrejë zërin e saj në mbështetje të viktimave të dhunës, qofshin gra apo fëmijë dhe të kërkojë që sistemi i drejtësisë të funksionojë dhe ligjet të zbatohen”, thonë ata.

Top Channel