Në Ditën Botërore të Shëndetit Oral mjekët stomatologë ngrenë me
shqetësim kujdesin e pakët të dhëmbët, sidomos tek femijet.Sipas
studimeve te kryera niveli i kariesit tek shqiptaret eshte 2 deri 3 here
me i larte se popujt e tjere te vendeve te Bashkimit Europian.

“Te femijet ka nivel të lartë kariesi dhe mungesë të higjienës, ka cipa në dhëmbë pllakëze dentare. Pasojat e higjienes së dobët orale te fëmijët, cipat e dhëmbëve dhe pllakëzat dentare shkaktojnë nivel të lartë kariesi. Prishja e hershme e dhëmbëve sjell mbushje më të hershme, rënie më të hershme. Fëmijët nuk kanë shumë kujdes për gojën dhe për dhëmbët kryesisht. Ushqimet që konsumojnë janë të papërshtatshme.Ata hanë shpesh karamele, çokollata, lëpirëse”, thotë Lorena Haxhihyseni, stomatologe pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Nga studimet e kryera shqiptarët qe në femijëri kanë deri në dy dhëmbë të prishur dhe ndodh qe ne moshen 20-25 vjec te kene dhembe te rene. Por ajo qe e ben me shqetesuese eshte ndergjegjesimi i ulet, pasi qytetaret paraqiten tek dentisti vetem kur u dhemb dhembi dhe jo per kontrolle rutine.

“Ajo që del më shumë në pah është prishja e dhëmbëve, ajo që njihet në gjuhën shkencore kariesi dentar, që në vendin tonë është gati dy deri në tre herë më e lartë se sa në vendet e Bashkimit Europian. Vendet e BE-së në moshën 20-25 vjeçare gjejnë individë që nuk kanë prishje dhëmbesh,gjë që këtu tek ne kjo nuk ndodh. Pothuajse 80 për qind e grupmoshës 20-25-vjeçare kanë patur njëherë dhëmbë të prishur. Qytetari duhet të edukohet që vizitat te stomatologu duhet t’i ketë njëherë në gjashtë muaj. Shërbimi stomatologjik publik dhe ai privat duhet të përqendrohet te parandalimi. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që shumë pak rëndësi i kushtohet parandalimit dhe më shumë i kushtohet trajtimit”, thotë Dorian Hysi, Shoqata Kombëtare e Stomatologëve.

Ne Diten Botetore të Shendetit Oral Shoqata Kombetare e Stomatologeve ka zhvilluar nje konference, ku kane diskutuar mbi problematikën, diagnostikimin dhe ndergjegjesimin e qytetareve per kontrolle te shpeshta ne menyre qe te parandalojne semundjet e gojes, te kene nje buzeqeshje te bukur, por dhe te mos i nenshtrohen kostove te larta per trajtimet e dhembe te demtuar ne stade te avancuara.

Top Channel