Defekt në nënstacion, verilindja pa drita

19/03/2013 00:00

I gjithë qarku i Kukësit është pa energji elektrike duke bërë që më shumë se 128 mijë banorë të mbeten pa furnizim.

Shkak për këtë ndërprerje të dritave janë bërë kushtet mjaft të vështira meterologjike që kanë shoqëruar prej më shumë se 24 orëve rajonin verilindor. Sipas infomracioneve të marra nga CEZ shpërndarje në Kukës bëhet e ditur se specialistët e kanë ndërmarë këtë hap pasi erëra të forta kanë shkaktuar shumë dëme në rrjetin shpërndarës.

Për të parandaluar dëmtime të tjera ata kanë menduar që të shkëpusin furnzimin pasi fidrat përcjellës, si pasojë e erës së fortë, bashkohen me njëri tjetrin dhe krijojnë bashkim duke cuar në djegien e tyre. Më shumë se 3 firdra janë djegur aktualisht. Sipas kompanise CEZ pa energji jane edhe Puka e Kalimashi. Ne keto qytete te gjitha sherbimet po kryhen me ane te gjeneratoreve qe gumezhijne.

Top Channel