Pedofilët janë njerëz të shoqërueshëm, janë shumë të afrueshëm me fëmijët, i
joshin të miturit duke u blerë dhurata derisa viktima e radhës bie në
grackën e tyre.

Për të mbrojtur fëmijët e tyre, prindërit jo vetëm duhet t’i kenë nën vëzhgim, por duhet t’i informojnë se si duhet të ruhen jo vetëm nga personat e panjohur, por çdokush që bëhet i afrueshem pa qenë pjesë e familjes. Pedagogia e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Arjana Muçaj jep këshillën e parë të saj për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi i pedofilëve.

“Një nga këshillat më të mira që prindërit duhet t’i japin fëmijëve është që në moshë të vogël të mos flasin me njerëz të panjohur dhe kurrësesi të mos u besojnë atyre. Kur flasim për rastin e pedofilëve, një pedofil mund të jetë brenda territorit të lagjes që ne banojmë dhe fëmija mund ta njohë shumë mirë. Ne nuk duhet kurrësesi që fëmijën ta mësojmë që mund të hyjë dhe të trokasë në çfarëdolloj dere, nëse ai ka nevojë për diçka. Një prind i mirë është i vëmendshëm që fëmija të ketë kujdesin dhe të përpiqet që të mos bjerë viktimë e këtyre individëve”, thotë pedagogia.

Por sipas zonjes Muçaj tashme ka ardhur koha qe ne shkolle te behet me shume per te informuar femijet.

“Kam vënë re që mungojnë disa lëndë ku fëmijët duhet të mësohen me këto fenomene, të njohin njerëzit dhe të mos kenë të bëjnë me njerëz të tillë. Ne kemi rolin e psikologut nëpër shkolla që është shumë i rëndësishëm”, thotë Muçaj.

Psikologia Muçaj shpjegon profilin e nje personi pedofil, si dhe simptomat e nje femije te abuzuar.

“Një pedofil, mund të jetë një njeri i shoqërueshëm, mund të jetë një individ me një sjellje sociale të denjë për shoqërinë dhe nuk ka tipare të dallueshme për të treguar që ai është një pedofil. Ndërsa një fëmijë i abuzuar dhe i dhunuar nga një pedofil mund të pikaset nga mënyra e të sjellurit. Ai bëhet një fëmijë më i mbyllur në vetvete, më pak i komunikueshëm dhe prindi duhet të arrijë të kuptojë dhe zbulojë përse ka ndryshuar kjo sjellje”, thotë Muçaj.

Shumica e rasteve te pedofilise te raportuara ne vendin tone, ndodhin tek femijet te cilet u japin besim personave te njohur nga prinderit e tyre ose qe banojne fare prane banesave te tyre. Per pese vitet e fundit policia shqiptare raporton per Top Channel se fenomeni i pedofilise eshte ne rritje dhe se jane zbuluar ne kete fushe 59 te mitur te abuzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA