“Ke një theks të bukur, por nuk e kuptoj çfarë po thua”, Trump kritikohet ashpër pas komenteve ndaj gazetares franceze Brohoritjet entuziaste të turmës prej mbi 300 mijë personash, të mbledhur në shesh dhe në rrugët përreth, pritën daljen në dritaret e apartamentit papnor të Papa Françeskut, i cili, për herë të parë, bëri lutjen tradicionale të Angelusit.
Gjatë këtij takimi me besimtarët, që sot kishte një vlerë të veçantë, ai tha: Pak mëshirë e ndryshon botën, e bën atë më pak të ftohtë e më pak të padrejtë.
Pa ndjekur traditën e përshëndetjes në gjuhë të ndryshme, përpara se të largohej, Shenjtëria e Tij përshëndeti thjesht me një togfjalësh “drekën e mirë”.
Më parë, ai kishte shkuar të lutej në kishën Sant’Anna. Duke i ikur kontrollit të rojeve, ai priti jashtë besimtarët, duke i përqafuar dhe përshëndetur një për një.
Në këto dalje të para publike, Ati i Shenjtë ka sjellë, kudo ku ka shkuar, buzëqeshje dhe mirësi, si mes besimtarëve, ashtu edhe dje mes mijëra gazetarëve, të mbledhur në sallën e shtypit.
Me sa duket, pas një Pape teolog, si Benedikti i 16-të, Selia e Shenjtë do të ketë në krye një Papë me aftësi të mëdha komunikimi, të bashkuar më një thjeshtësi të mençur.
Pritet që ditën e martë, në meshën inauguruese të Papatit të ri në Romë, të mbërrijnë rreth 1 milionë pelegrinë dhe dhjetra kryetarë shtetesh e qeverish.
Top Channel