Rikthehet dimri me borë dhe akull
16/03/2013 00:00
Dimri është rikthyer sërish dhe në Buqize, një nga zonat me klimën më të egër ne vend, sot është mbuluar nga bora dhe akulli, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e mjeteve në disa fshatra.
Më problematike paraqitet situata në aksin rrugor Bulqizë- Fushë Bulqizë sidomos në vendin e quajtur Pishat dhe Qafa e Buallit.
Vështirësi për shkak të akullit në rrugë ka patur edhe aksin Qafa e Buallit-Krastë si dhe tek rruga që të çon tek miniera e zonës D.
Top Channel