“Qetësohet” lumi Vjosë

16/03/2013 00:00

Prej dy ditesh ura e Mifolit u bë problematike për shumë familje. Lumi Vjosë doli nga shtrati dhe 30 familje neë fshatin Fitore të komunës së Novoselës ndodhen nën ujë.

Edhe pse situata ditën e sotme paraqitet më e qetë pasi Vjosa është rikthyer në shtratin normal uji nga banesat nuk është larguar.

Shtëpitë që ndodhen pranë lumit Vjosa janë dëmtuar rëndë, që nga elektroshtëpiaket deri të ushqimi për blektorinë, kullotat.

Gjithçka u shkatërrua edhe pse ata u lajmëruan për përmbytjen, por ishte e pamundur që brenda një kohe të shkurtër të hiqeshin të gjitha pajisjet.

Përmbytja preku mbi 1500 hektarë tokë në këtë zonë.

Top Channel