Kundërshtohet shtrenjtimi i biletave

14/03/2013 00:00

Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha, ka deklaruar se shoqatat e
transportit nuk mund te shkelin kontraten duke e çuar vleren e biletes
me 70 lek. Basha ka lene te hapur diskutimin mes paleve, por ka
theksuar se nese ndonje operator vendos kete tarife atij do te hiqet
licenca.

“Qëllimi është një shërbim sa më i mirë, cilësor dhe me kushte të pranueshme të qytetarëve të Tiranqës dhe për këtë ekzistojnë kontratat. Këto kontrata duhet të zbatohen në mënyrë të plotë dhe rigoroze. Çdo hap i njëanshëm deklarativ apo faktik, i çdo operatori apo i çdo përfaqësuesi të operatorëve do të vendosë automatikisht lëvizjet, hapat e njëanshëm sipas kontratës deri në heqjen e licensës, ndaj atyre që shkelin kontratën”, tha Basha.

Kete deklarate Basha e beri gjate inspektimit te qendres se kontrrollit operativ, e cila ka nje kosto prej 1.6 milionë eurosh dhe pritet te nise funksionin e saj pas dy muajsh.

Kjo qender do te sherbeje per te stabilizuar trafikun dhe per te informuar qytetaret mbi volumin e trafikut dhe mbi arteriet qe ata duhet te ndjekin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA