Elbasan, Dita e Verës festohet në shi

14/03/2013 10:20

Pavarësisht motit me shi me qindra qytetarë të Elbasanit dhe nga qytete
të tjera të Shqipërisë kanë festuar Ditën e Verës, një festë pagane e
cila paralajmëron nisjen e një stine tjetër.

Festimet kanë nisur mbrëmjen e të mërkurës me një koncert organizuar nga Bashkia e qytetit për të vijuar paraditen e së enjtes me aktivitete të ndryshme.

Sikurse edhe vitet e shkuara Dita e Verës mblodhi në qytetin e Elbasanit edhe politikanët nga të dy krahët e politikës të cilët kanë ndjekur axhenda të ndryshme festive nga njëri tjetri.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga bashkeshortja, me ftesë nga kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini kane nisur te paret viziten ne Panairin e Biznesit. Ashtu si kryetari i bashkise se Elbasanit edhe zoti Rama tha se shiu qe si rralle here shoqeroi Diten e Veres do te sjelle bereqet per qytetaret shqiptare, pasi sic tha ai, nje Rilindje do te vije pas 23 qershorit.

“Besoj qe te gjithe ata qe mbi ze ose nen ze, sot duke me dhene doren thoshim presim 23 qershorin, po ashtu ndjejne dhe e prekin me forcen e imagjinates ate qe vjen pas ketij shiu, nje rilindje per ekonomine, per shoqerine, per vendin tone, i cili kete vere do te hyje ne rrugen e duhur”, tha Rama.

Duke i meshuar fort klimes se biznesit, por me nje tjeter qasje  e kane paraqitur ate perfaqesuesit e Qeverise. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ministri i Ekonomise Edmond Haxhinasto theksuan punen e kryer nga Qeveria shqiptare per lehtesimin e kushteve per biznesin. Topalli tha se me mbarimin e rruges Tirane-Elbasan biznesi i ketij qyteti do te marre nje hov te jashtezakonshem.

“Me mbarimin e tunelit Tirane-Elbasan, sot nje vit do te kete edhe nje numer shume te madh biznesesh”, tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit e shoqeruar nga nenkryetari, Turku, ministri i Ekonomise, ai i Mbrojtjes dhe deputetet e zones vizitoi Panairin e Dites se Veres duke u ndalur ne stenden e Keshillit te Qarkut ku u njoh me resurset qe ofron Qarku i Elbasanit. Sipas tradites Zonja Topalli vendosi edhe veroren tradicionale te kesaj feste.

Top Channel