Thellimi i krizës ekonomike, rritja e divorceve, mungesa e një vendi
pune, problemet familjare, humbja e një personi të dashur, por edhe
gjakmarrja, po çojnë në rritjen e shqiptarëve që vuajnë nga ankthi dhe
depresioni.

Organizata Botërore e Shëndetësisë saktëson se një në katër persona një herë gjatë jetës së tij pëson probleme të shëndetit mendor, por në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve i drejtohen farmacive pa këshillën e mjekut, duke konsumuar për një kohë të gjatë medikamente qetësuese dhe antidepresivë si kxnax, luminal, çka i dëmton më shumë dhe i krijon varësi.

“Duke u rritur ky numër i faktorëve të jashtëm, atëherë patjetër që duhet të ketë edhe rritje të pacientëve me shqetësime të sistemit. Shumë individë marrin barna që shkaktojnë varësi, njëlloj si alkooli dhe si lëndët e tjera të dëmshme dhe preparatet e marra pa recetë dhe me rrezikshmërinë e shfaqjes së varësisë janë shumë dëmtuese. Kam kontaktuar me persona që kanë vuajtur depresion dhe që kanë pësuar varësinë nga barnat qetësuese, duke u bërë një problem i dytë”, thotë mjekja psikiatre Irena Thoma.

Nje pjese e madhe e ketyre pacienteve nuk drejtohen tek psikiatri, pasi nuk e pranojne gjendjen e tyre. Nje pjese e ketyre personave, vetëkurohen me barna te gabuara duke thelluar semundjen e tyre, ose zgjedhin vetëvrasjen.

“Shëndeti mendor shpesh neglizohet. Ndodh që edhe ndihma e duhur nuk merret. 60 për qind e vetëvrasjeve janë për shkak të sëmundjeve të shendetit mendor. Ndërkohë faktorë te tjerë të jashtëm e bëjnë individin që të ndjejë një dhimbje të madhe në ato momente dhe që mund të cojë deri në vetëvrasje dhe kjo i takon 40 për qind të rasteve të tjera”, sqaroi Thoma.

Perdorimi per nje kohe te gjate i barnave qetesuese, nga vete pacientet çon ne varesi, dhe krijon komplikacion ne trajtimin e semundjes. Mjeket kerkojne qe familja ne kete periudhe te veshtire qe po kalon shoqeria shqiptare ne planin ekonomik dhe social te jete me prane familjarit dhe ta ndihmoje ne marrjen e ndihmes se specializuar.

Top Channel