Gjirokastër, mish i pakontrolluar në treg

13/03/2013 00:00

Mbi 80 për qind e mishit që shitet në dyqanet apo lokalet e Gjirokastrës
është i pakontrolluar në pikat e autorizuara të therjes.

Sipas AKU çdo ditë në Gjirokastër theren rreth 30 krerë të imëta dhe 6-7 viça ndërsa në fakt në treg sasia është të paktën 4 herë më e madhe. Origjina e gjithë kafshëve që theren në pika të ndryshme të pamiratuara nuk është e qartë ndërsa certifikata veterinare dhe stampa që e bën mishin të shitshëm vendoset prej veterinerëve në njësitë e shitjes pa qenë prezent në kohën e therjes.

Sipas kasapëve në zonë, shërbimi veterinar është pothuajse inekzistent edhe për pikat e miratuara.

Drejtorja e AKU-së në Gjirokastër Antonela Lena bën me dije se pas vendosjes së katër gjobave vitin e kaluar kushtet higjienike të tregëtimit të mishit janë përmirësuar në të 64 njësitë e shitjes, por sipas saj mungesa e një thertoreje që të plotësojë  të gjitha standardet e kërkuara mbetet ende një problem madhor përsa i përket cilësisë dhe kontrollit mbi këtë produkt.

Top Channel