Olivia Wilde: Dua një fëmijë!

12/03/2013 10:20

Olivia Wilde është një nga aktoret më të pashme të Hollivudit dhe duket e çuditshme kur shprehet se ishte e shqetësuar nëse i fejuari i saj Jason Sudeikis do e pëlqente apo jo kur u takuan për herë të parë.

Në një intervistë për revistën ‘Marie Claire’, 29-vjeçarja tha: “Kam qenë gjithmonë fanse e tij dhe më pëlqente humori i tij i zgjuar. Mendoja se nuk isha e bukur sa duhej për një mashkull të tillë.”

Olivia është njohur me aktorin komik në vitin 2011 dhe menjëherë u pëlqyen. Tani çifti i aktorëve po planifikon martesën, ndërsa vetë Olivia po mendon për fëmijë.

“Mezi po pres të sjell në jetë një fëmijë. Do më pëlqenin tre. Nuk po përpiqemi tani për fëmijë sepse nuk kemi gjë me plan. Gjithsesi, Jason do ishte baba shumë i mirë pasi është i mrekullueshëm me fëmijët”, deklaroi Olivia Wilde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA