Homazhe për Ali Kastratin

12/03/2013 00:00

Shumë qytetarë dhe figura të shquara të sportit shqiptar kanë bërë
homazhe sot në Pallatin e Operas dhe Baletit për ikonën e boksit
shqiptar Ali Kastrati, i cili ndërroi jetë të martën në moshën
90-vjeçare për shkak të një sëmundje të pashërueshme.

Gjatë karrierës së tij sportive, Kastrati i cili ka marrë dhe titullin “Mjeshtër i Merituar” ka fituar 65 medalje në kampionatet kombëtare, ndër të cilat 15 herë u shpall kampion kombëtar në boks, 16 herë kampion në mundje dhe 15 medjane në sportin e peshëngritjes si trajner.

Pak vite më parë “Nderi i Sportit Shqiptar”, Ali kastrati u fut në listën e 12 sportistëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave.  

Top Channel