“Dajti”, gjyqi pa avokat

11/03/2013 17:20

Duket se është sosur durimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për gjyqin ndaj Dritan Dajtit, nën akuzë për vrasjen e katër policëve në vitin 2009, në qytetin e Durrësit.

Pasi i kishte lënë kohë që të zgjidhte nga lista e avokatëve të paguar nga shteti cilindo që të preferonte për t’u mborjtur, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të martën në orën 12 të zhvillojë proçesin ndaj tij pa avokatë.

Vendimi u dha në kohën kur i pandehuri nuk kishte zgjedhur asnjë nga avokatët në listë të ofruar nga komisioni i ndihmës juridike falas, nën vartësi të Ministrisë së Drejtësisë e për këtë seanca u shty për të martën.

Për mëse 200 seanca, proçesi ndaj Dajtit po mbahet peng për shkak të avokatëve të cilët thirren në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të mbrojtur Dajtin dhe më pas refuzojnë ta mbrojnë atë duke u justifikuar me shkaqe nga më të ndryshmet.

Top Channel