Zbardhet vendimi për referendumin “e mbetjeve”

08/03/2013 00:00

Gjykata Kushtetuese zbardhi argumentimin e saj për për vendimin lidhur me kërkesën për referendum që e cilësoi të rregullt dhe në përputhje me Kushtetutën.

Kërkesa për referendum iu paraqit Komisionit Qendror Zgjedhor së bashku me 50 mijë firmat e qytetarëve të nevojshme për të arritur tek referendumi. KQZ miratoi kërkesën për mbajtjen e tij, por Kuvendi i Shqipërisë ndërhyri duke dyshuar për manipulim të votave.

Cështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese ku Kuvendi kërkonte anulimin e vendimit të KQZ-së për referendum pasi firmat e mbledhura mund të ishin ta falsifikuara. Por Gjykata Kushtetuese argumenton se përsa kohë personat që kanë firmosur kërkesën për referndum gjenden në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, kërkesa është e rregullt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA