Rihanna qortohet nga nëna e saj për fotot nudo

08/03/2013 14:20

Rihanna është qortuar ashpër nga nëna e saj për fotot gjysmë-nudo që poston në rrjetet sociale.

Veçanërisht nëna e këngëtares nga Barbados është tërbuar nga një foto pa mbathje e vajzës së saj që është postuar në Instagram para disa muajsh.

Rihanna theksoi për revistën ‘Elle’: “Unë nuk kam frikë nga asnjë njeri në botë, përveç nënës sime. Nga ajo tmerrohem. Më mori në telefon për dy fotografi të miat në Instagram dhe vetëm ulëriste.”

“U vura shumë në siklet”, shtoi 24-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA