Partia Demokratike i ka qëndruar besnike traditës së saj për hapjen e
fushatës elektorale ditën e 8 Marsit, pasi kreu i demokratëve, Sali
Berisha, beson se në themel të fitoreve të Partisë Demokratike qëndron
sakrifica dhe mbështetja e grave dhe vajzave.

Dhe jo pa qellim festa e tyre e tete marsit eshte hapur me nje grup vajzash qe luajten me violine pjesen muzikore te quajtur ‘Victory’.

Demokratet thone se ndryshimi qe ka pesuar vendi ne keto tete vjet ka prekur se pari pjesen femerore te shoqerise, duke ulur papunesine mes grave dhe vajzave dhe duke i trajtuar ato me dinjitetin qe meritojne.

Kësaj iu referua edhe numri dy i Partise Demokratike, Jozefina Topalli, kur u beri thirrje nenave dhe grave shqiptare, qe te vendosin te parin dinjitetin e tyre kur te votojne me 23 qershor

“Une jam e sigurt se nenat nuk ia falin atij që e quan veten Rilindas, qe duke bllokuar votimin e tre ligjeve la vendin pa status, i hoqi Shqiperise milione euro, u hoqi femijeve tuaj studente bursa te panumërta. Nenat nuk janë të parat që prekin ndryshimin. Nënart nuk lejojnë te kthehemi mbrapa. Gruaja shkon vetem përpara.

Per te shkuar përpara, kryeministri berisha beson se ne Shqiperi duhet shembur muri patriarkal per te ndertuar sic thote ai nje Shqipëri të barabartë për te gjithe qytetaret e vendit. Kjo eshte nje nga arsyet perse kryeministri kërkoi voten e grave dhe vajzave shqiptare ne 23 qershor. Ndersa arsyeja tjeter ishte sic e quajti ai, realizimi i projektit per shqiperine e zhvilluar evropiane.

“Shqiperia nuk ka nevoje nevoje te quhet grua apo burre. Por fitorja është grua dhe vajzë. Le të shpallin ne nga kjo ditë betejën tonë të madhe për fitoren e 23 qershorit. Le të rendim ne cdo ditë pas cdo vote. Ne jemi ndryshimi, përpara, përpara, përpara!”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA