Financimi i arsimit privat

08/03/2013 00:00

Pak muaj para zhvillimit te zgjedhjeve, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj
ka lancuar strategjine per arsimin e larte, ku nje nder pikat me te
debatueshme eshte financimi i universiteteve private me fondet publike.

Ministri Tafaj tha se financimi i arsimit të lartë do të ndryshoje. Fondet publike do t’i jepen studentit dhe ai mund te zgjedhe universitetin privat ose publik.

“Institucionet e arsimit të lartë jopublik që kanë statusin jofitimprurës, nuk mund të aplikojnë për financim publik me bazë studentin, pas akreditimit instituicional internacional, pra me pjesëmarrjen e ekspertëve internacionalë”, tha Tafaj.

Kjo forme financimi e paraqitur ne kete draft stategji parashikon financim publik per studentin, plus tarifën e shkollimit per financimin privat. Ne kete takim ku ishin te pranishem, perfaqesues te universiteteve private dhe publike, mungonte rektori i Universitetit te Tiranes, i cili i ka kundershtuar kete forme financimi qe penalizon publikun dhe favorizon universitetet private.Kjo strategji ndermerret, ne nje kohe, kur ne Shqiperi, operojne dhjetëra universitete private te paakredituara ose ne proces.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta