Referendumi, Berisha nuk tërhiqet

07/03/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për të organizuar
referendumin. Duke folur në një aktivitet me mësues me rastin e 7
Marsit, Berisha tha se demokracia është për t’u mesuar dhe u bëri
thirrje shqiptarëve t’i votojnë tre ligjet e të marrim statusin e vendit
kandidat.

“Sot jemi i vetmi vend, që për tre ligje mbetemi prapa dere, mbetemi vend numëro, por demokracia është për t’u mësuar, ndaj edhe ne mbetemi të vendosur, së bashku me gjithë shqiptarët, këto ligje t’i votojmë, shqiptarët t’i votojnë dhe të marrin statusin e tyre”, tha Berisha.

Fyle kundër Referendumit, reagojnë mediat

Nisma e Qeverise per mbajtjen e referendumit per miratimin e tre ligjeve dhe qendrimi i forte kunder kesaj nisme i komisinerit Fyle, ka gjatur jehoje edhe ne kanalet informative te Brukselit.
 
Problemet ne Maqedoni, Shqiperi e Moldavi ia kane veshtiresuar punen komisionerit te zgjerimit, Stefan Fyle, duke e perballur me ndoshta njeren prej periudhave me te trazuara te mandatit te tij. ‘European Voice’, gazete e grupit ‘The Economist’, e nje prej burimeve kryesore te lajmeve e çeshtjeve qe kane te bejne me Bashkimin Europian, shkruan ne faqen e saj online se kriza politike ne Shqiperi ka pasur gjoja per shkak perpjekjet e koalicionit qeveritare per miratimin e tre ligjeve te kerkuara nga Komisioni Europian.

Fyle megjithate e kritikoi vendimin e ekzekutivit per mbajtjen e nje referendumi mbi projektligjet e pavotuara te integrimit ne vend qe te kerkohet mbeshtetja ne parlament. ‘Referendumi nuk duhet konsideruar si menyre per te anashkaluar mungesen e dialogut dhe bashkepunimit konstruktiv mes Qeverise dhe opozites persa i takon axhendes europiane”, tha Fyle, dhe mesazhi i tij ishte fare i qarte. Por pavaresisht kesaj nderhyrjeje te komisionerit te zgjerimit, parlamenti shqiptar e mbeshteti te marten idene e nje referendumi, duke shperfillur keshillat e komisionerit.

Sequi: Fyle i ka thënë të gjitha

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi ka theksuar se
është tërësisht dakord me deklaratën e eurokomisioneri për Zgjerim,
Stefan Fyle
lidhur me nismën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për
referendum për tre ligjet e kërkuara nga BE, ndërsa bëri sërish thirrje
për arritjen e konsensusit mes palëve politike. 

“Fyle i ka thënë të gjitha, nuk do të shtoj asgjë. Duhet ta keni vënë re që ne flasim për konsensus dhe dialog dhe ju them se cila është mënyra jonë e interpretimit për dialogun. Dialogu për ne nuk është shuma e dy monologëve” tha Sequi.

Deklarata e ambasadorit u bë pas ceremonisë së mbylljes së projektit të binjakëzimit të financuar nga BE në mbështetje të sistemit të menaxhimit të Aviacionit Civil Shqiptar.

Top Channel