Nga qyteti i Korçës, ku ka zhvilluar takimin e radhës me strukturat e partisë së tij, kreu i PDS, Paskal Milo, e konsideroi në traditën e kryeministrit Berisha ndërmarrjen e nismave antiligjore si ajo e referendumit, kur është në fundin e pushtetit të tij.
Gabime të ngjashme që shkakojnë pakënaqësi tek faktori ndërkombëtar, Berisha ka bërë edhe në 1996-97 tha Milo, teksa vuri në dukje reagimin e dytë të Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, kundër referendumit për tre ligjet e integrimit.
”Për fat të keq, edhe në Bruksel, përfundimisht e kanë të qartë dhe janë bindur se kjo është një lëvizje politike e gabuar e radhës e zotit Berisha dhe që është një lëvizje e dëshpëruar në prag të humbjes katastrofike që po përgatitet për të në 23 qershor”, deklaroi Milo.
Milo konfirmoi nga Korça nënshkrimin e marrëveshjes elektorale me PS në ditët e ardhshme.
Top Channel