Pas dyqaneve të floririt, kazinove dhe vjedhjeve në rrugë, pre e hajdutëve kanë filluar të bien farmacitë.

Sipas Urdhërit të Farmacistëve janë vjedhur 17 farmaci, 7 prej të cilave në Tiranë dhe përveç parave hajdutët kanë vjedhur edhe medikamente, të cilët më pas i tregtojnë me çmim më të lirë në treg të zi, çka përbën rrisk të lartë për shendetin e qytetareve.

“Barnat nuk janë thjesht një ushqim i zakonshëm që shiten si fruta-perime, por barnat mbartin një rrezik të madh për popullatën, kur janë në dorë të joprofesionistëve. Tre janë rrugët e shitjes së paligjshme të këtyre barnave; të parët janë importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë, të dytët janë farmacitë dhe të tretët janë njerëzit e thjeshtë, që i blejnë këto barna me çmime më të ulëta dhe gënjehen për t’i marrë ato. Rreziku qëndron në faktin se pas vjedhjes këto barna, deri në momentin e shitjes, ruhen në kushte të papërshtatshme. Këto mund të bëhen të pavlefshme për t’u përdorur tek njerëzit, ose të humbasin efektin e tyre”, thotë Arjan Jaupllari, president i Urdhërit të Farmacistëve.

Jaupllari i bën thirrje qytetareve të mos përfitojnë nga çmimi i ulët e të blejnë medikamente të vjedhura. Nga ana tjetër u kërkohet farmacive që pranojnë medikamente mjekësore me çmim me te lire duke i garantuar treg hajdutëve t’i thone stop ketij fenomeni pasi do te jene edhe ata viktima te radhes. Organet e rendit te vleresojne këtë fenomen, jo thjesht  si vjedhje e rëndomtë, por si një krim me pasoja të rënda për shëndetin e  përdoruesve të këtyre barnave. Nga 17 vjedhje te farmacive nuk ka asnje te ndaluar. Rasti me i fundit eshte shenuar para dy diteve ne nje farmaci prane Sanatoriumit te Tiranes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA