Qytetarët në protestë

02/03/2013 00:00

Qytetarë të thjeshtë, intelektualë, përfaqësues të shoqërise civile kanë
protestuar në sheshin “Skënderbej” për problemet sociale me të cilat po
ndeshen qytetarët sot.

Shqetesim kryesor per ta ka qene pasiguria e produkteve ushqimore.

“Përballë këtij fakti që qytetari nuk di se çfarë ha, çfarë pi dhe cfarë thith, ne na duhet transparenca e qeverisjes aktuale, ku të varë në atë ekran që ka hequr mbi Pallatin e Kulturën që tregonte motin apo kohën apo temperaturën, na duhet të tregojë realisht se sa është ndotja në mish, apo në qumësht, apo në zarzavate”, thotë Sazan Guri, përfaqësues i Shoqërisë Civile.

Nje tjeter problem ka qene siguria per jeten si pasoje e rritjes se krimit por edhe faturat e energjise.

“Na vjedhin kudo, abonetë nga 6 mijë lekë shiten 10 mijë lekë, jemi si një tufë delesh që na sulmojnë ujqërit nga të katër anët dhe ne kemi nevojë dhe ne kemi nevojë të themi zërin tonë prej qytetari. Strukturat drejtuese të asaj që ka ngelur nga CEZ-i të japin llogari pse kanë faturuar dhe pse më vodhën 25 mijë lekë?”, thotë një tjetër përfaqësues i Shoqërisë Civile, Erjon Kristo.

Perfaqesues te shoqerise civile kane berre thirje qe te henen ne oren 10.00 te protestohet para Entit Rregullator te Energjise per mbifaturimine energjise elektrike.

Top Channel