Pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fëmijëve në çerdhe dhe në
kopshte nuk u është dhënë qumësht, duke e zëvendësuar atë me çaj.

Nderkohe qe specialistë të sigurisë ushqimore në Institutin e Shendetit Publik thone se efektet shëndetsore të konsumit te qumështi me permbajtje te larte te aflatoksines jane afatgjata dhe kjo varet nga konsumi dhe niveli i kontaminimit te qumeshtit.

“Efekte akute nuk ka, nuk është evidentuar ndonjëherë që të ketë efekt të menjëhershëm. Megjithatë që të presësh një efekt kronik afatgjatë, duhet marrë në konsideratë sa është sasia e aflatoksinës në produktin ushqimor, sa është frekuenca e marrjes së produktit të kontaminuar, se sa sasi merr njeriu. Rregulloret e Komunitetit Europian referojnë vlerën 0.05 miligramë për kilogramë produkt qumësht”, thotë Prof.Asoc. Lindita Molla, nga Departamenti i Sigurisë Ushqimore në Institutin e Shëndetit Publik.

Deri me tani dihet vetem norma e lejuar ne vendet e Bashkimit Europian, nderkohe qe institucionet tona nuk kane bere publike nivelin e Aflatoksines që u dyshua se gjendej në partitë e qumështit të analizuara. Sipas zonjës
Molla, Aflatoksina ka efekt edhe me te ashper tek personat e diagnostikuar me hepatit B.

“Flitet për efekte toksike të larta, zakonisht efekti toksik lartë është kryesisht në grupe popullate me hepatit B, duke qenë se mëlçia e tyre është realisht e sëmurë dhe prania e Aflatoksinës në organin e tyre jep efekte më të shpejta se sa kronike”, tha Molla.

Vendet e Bashkimit Europian kane si standard te nivelit te Aflatoksines ne qumesht 0.05 miligramë per kilogramë, nderkohe qe Shtetet e Bashkuara e kane 10 here me te larte. Por sipas specialistëve për sigurinë ushqimore ne i referohemi standardeve të BE-së, pasi dy kontinente kane kushte te ndryshme gjeografike dhe atmosferike.

Aflatoksina dëmtoi biznesin

‘Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar’ e quan të parakohshëm alarmin e dhënë nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me nivelin mbi normat e lejuara nga BE të aflatoksinës, në disa lloje  qumështesh të prodhuara në vend. Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, zoti Enver Ferizaj thotë se për sa kohë në të dyja vendet nuk ka laboratorë të certifikuara për të dhënë një përgjigje të saktë lidhur me nivelin e substancës kancerogjene tek këto parti qumështesh, alarmi i dhënë po i shkakton një dëm të parikuperuëshëm biznesit shqiptar.

“Prezenca e Alfatoksinës është në qumësht. Janë bërë matjet me kite, por nuk është caktuar se sa është prezenca e saj. Eshtë dhënë një alarm i parakohshëm, i cili ka dëmtuar dhe po dëmton mjaft prodhuesit e qumështit dhe përpunuesit e tij. Ka interesa korruptive të bizneseve të ndryshëm, që duan të prishin tregun në Shqipëri”, thotë Ferizaj.

Për Këshillin Shqiptar të Agrobiznesit, në momentin kur dyshohet për dicka të tillë, produkti duhet të tërhiqet nga tregu dhe supermarketet. Por autoritetet përkatëse duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi mund të dëmtojnë rëndë të gjitha produktet shqiptare.

“I bëj thirrje institucioneve që janë përgjegjëse që nuk duhet të veprojnë me deklarata mediatike për të fituar, por duhet të presin rezultatet e analizave, të bllokojnë një, dy apo tre individë, por jo të bllokojnë prodhuesit”, theksoi Ferizaj.

Pas alarmit të dhënë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se sipas rezultateve të analizave paraprake në laboratorët e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, dyshohet për përmbajtje mbi normat e lejuara nga BE, të Aflatoksinës në partitë e kontrolluara të disa subjekteve shqiptare dhe atyre të importit. Por këto rezultate mbeten paraprake, pasi Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë nuk është laborator i akredituar për analizat e Aflatoksinës dhe për këtë arsye ato po i nënshtrohen një analize të specializuar në laboratorë të akredituar në vendet e BE.  

Top Channel