Lojrat e fatit nën mbikëqyrje private

27/02/2013 00:00

Qeveria do të japë me konçesion tek privati mbikëqyrjen tatimore të industrisë së bixhozit.

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili përcakton Ministrinë e Financave si autoritetin që do të zhvillojë proçedurën për përzgjedhjen e kompanisë.

Sipas këtij vendimi, qeveria i ngarkon mbikëqyrjen fiskale të industrisë së lojrave të fati një shoqërie private.

Kjo e fundit do të instalojë pranë pikave të bixhozit pajisje të posaçme për monitorimin e tyre në kohë reale, përkundrejt një tarife të caktuar.

Një skemë të ngjashme qeveria e ka zbatuar më parë me pullat fiskale, ku shërbimi i është dhënë me konçesion një kompanie fiskale.

Në rastin e lojrave të fatit ende nuk është vendosur se cila do të jetë kompania dhe se çfarë tarife do të përfitojë ajo nga ky shërbim.

Top Channel