Në kushtet kur ende dyshohet për nivele të larta të Aflatoksines në disa
lloje qumështi dhe kur kompanitë nuk janë të detyruara, por në mënyrë
vullnetare i kërkohet të tërheqin nga tregu ato parti të produktit ku
dyshohet, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që institucionet
shkollore, kryesisht çerdhet dhe kopshtet të mos përdorin këto lloje
qumështi.

“Do të dalë urdhëri i Ministrit që do i shkojë Institutit të Shëndetit Publik për kontrollin e menjëhershëm të konsumimit të qumështit në institucionet publike, çerdhet dhe kopshtet, pse jo edhe në institucione të tjera. Krahasimisht me AKU-në edhe ne do të bëjmë ekzaminimin e mostrave të referuara, të markave të tregtuara, seritë e të cilave janë përmendur si me përmbajtje më të lartë se sa norma të aflatoksinave”, tha drejtori i Politikave ne Ministrine e Shëndetesise Pellumb Pipero.

Në fund të javes pritet që të mbërrijnë rezultatet e analizave që po kryhen në Hollandë dhe në Breshia të Italisë, laboratorët e të cilëve janë të akredituar sipas standarteve të BE.

Por nderkohe Drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero deklaron se do te nise nje hetim epidemiologjik lidhur me semudshmerine dhe konsumin e qumeshtit te dyshuar, si dhe produkteve te tjera.

“Nga pikëpamja epidemiologjike do të hetohen të gjitha rastet me cerozë të heparit dhe kancer për të shqyrtuar bashkëshoqërimin midis konsumimit të qumështit, pra nëse ka lidhje shkak-pasojë konsumim qumështi dhe patologji të shtuara ceroze heptatiti apo të kancerit dhe të patologjisë së shfaqur, duke mos përjashtuar hetimin epidemiologjik më të gjerë të gjeografisë së shtrirjes së përdorimit të qumështit në institucionet publike apo jopublike”, tha Pipero.

Ndërkohë kompanitë kërkohet që ë mënyre vullnetare ato parti te produktit qe kane rezultuar me dyshime. Ne kushtet kur analizet nuk mund te kryehen ne Shqiperi, si AKU ashtu edhe vete kompanite kane derguar mostrat per te bere analizat ne laboratore te akredituar, ne vende te BE-se.

Protesta e prodhuesve te qumështit

Lajmet për qumeshtin me përmbatje të rrezikshme të Aflatoksines kanë sjellë pasoja të rënda për fermerët e zonës së Myzeqesë.

Prej disa ditesh grumbulluesit e prodhimit te fermereve kane nderprere punen dhe kjo ka bere qe sasi te medha te qumshtit te mbeten stok. Fermeret e komunes Gradishte zone me nje numer shume te madh lopesh ne rrethin e Lushnjes dolen ne proteste sepse po humbin te vetmin burim jetese.

Fermeret garantojne se prodhimi i tyre eshte cilesor dhe duan qe kjo situate te zgjidhet sa me shpejt pasi moszgjidhja do ta rendonte me shume ekonomine e tyre fermereve. Sipas tyre duhen bere analizat qe ne origjine qe te bllokohen prodhuesit qe kane qumesht me Aflatoksine dhe mos penalizohen te gjithe ne grup.

Një ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se dyshon për nivele mbi normat e lejuara të BE-së të aflatoksinës në ato parti qumështi, për të cilat paralajmëroi autoriteti kosovar.

Kreu i AKU-së shpjegoi se analizat do te kryhen në një laborator të akredituar në vendet e BE-së dhe i është kërkuar subjekteve në mënyrë vullnetare të tërheqin produktet e dyshuara.

“Rezultatet paraprake të dala nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare na bëjnë të dyshojmë, që norma e aflatoksinës në ato parti malli të dyshuara, pra që janë të deklaruara edhe nga institucioni homolog në Kosovë është mbi nivelin e Bashkimit Europian. Ne jemi duke punuar për të identifikuar se nga vjen një shkallë e tillë, sepse industrinë e kemi gjatë gjithë kohës nën kontroll”, thotë kreu i AKU-së, Artan Gjergji.

Top Channel