“Për të arritur finalen e Kupës së Mbretit duhet të japim maksimumin përballë një kundërshtari të jashtëzakonshëm.”
Leo Messi përgatit në këtë mënyrë gjysmëfinalen e kthimit që Barcelona e tij do të luajë ndaj Real Madrid ditën e martë. Pas dështimit ndaj Milanit në San Siro (2-0), katalanasit nuk janë në momentin e tyre më të mirë për këtë takim, por Klasikja është ndryshe nga sfidat e tjera.
Ylli argjentinas i ka shënuar madrilenëve plot 17 gola në karrierë, vetëm 1 gol më pak se rekordi që mbahet nga legjendari Alfredo Di Stefano, i cili me fanellën e bardhë ka shënuar 18 gola në 30 ndeshje ndaj Barcelonës.
Pas kritikave që skuadra e tij ka marrë ditët e fundit, fituesi katër herë i çmimit Topi i Artë është më i motivuar se kurrë.
“Ndeshja ndaj Realit nuk ka lidhje me atë që zhvilluam ndaj Milanit. Unë mendoj vetëm për tu kualifikuar në finalen e Kupës. Nuk duhet të mendojmë për Milanin”, deklaroi Messi.
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Realit dhe Barcelonës, e zhvilluar në Santiago Bernabeu, përfundoi me rezultatin 1-1.
Top Channel