Dita e pastrimit vullnetar

25/02/2013 20:40

Në kuadër të nismës “Dita e pastrimit vullnetar”, zonja e parë e vendit, Odeta Nishani mori pjesë në një takim me autoritetet lokale të qytetit të Lezhës dhe komunave të tij, Drejtorisë Arsimore rajonale dhe përfaqësuesve të strukturave të ndryshme të qytetit.

Gjatë fjalës së saj, presidentja e nderit e Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve risolli në vëmendje nismën për shpalljen e së shtunës së fundit të çdo muaji si “Ditë të pastrimit vullnetar”, për ta shndërruar atë në një traditë të edukatës dhe qytetariëe shqiptaere.

Zonja Nishani theksoi se, mbajtja pastër e mjedisit është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët ndaj kërkon angazhimin e të gjithëve.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj tregoi përvojën e bashkisë së këtij qyteti për pastrimin dhe zonja e parë vlerësoi projektin-pilot që po aplikohet në këtë qytet për mledhjen e difierencuar të mbetjeve urbane.

Referuesit në këtë takim me të rinj dhe zyrtarë lokalë këkruan zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Top Channel