Live/ Dita e 19-të e tubimit, protestuesit përplasen me demokratët te selia e PD-së, nisin fjalimet para Kryeministrisë: Populli po ngrihet, gardhi i Parlamentit…
Dy persona janë vënë në pranga për vrasjen e një muaji më parë në Berat,
kur nga katër goditje me thikë i morën jetën 25-vjeçarit Elidon Zotka.
Për 31-vjeçarin Erion Eskiu dhe 21-vjeçarin Ervis Xherimeja u bë ndalimi, në zbatim të ekzekutimit të vendimeve penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”.
Ngjarja ndodhi më 7 janar të këtij viti në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, ku dy autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin Azbi Hyka, i cili aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit Berat, kanë vrarë për motive të dobëta Elidon Zotkën.
Top Channel