Abuzimi me ndihmën ekonomike

23/02/2013 00:00

Skema e pikëzimit, që do të apikohet këtë vit, në tre qytete pilot
Tiranë, Durrës, Elbasan, synon të ulë numrin e familjeve që përfitojnë
ndihmë ekonomike në menyre abuzive.

Drejtori i SHSSH-së Leonard Strazimiri tha se familjet qe duhet te perfitojne nga kjo skeme duhet te plotesojne nje sere kriteresh te cilat do te verifikohen, pasi aktualisht jane verifikuar nje sere abuzimesh.

“Pikezimi do te beje transparencen ne njefare menyre, ku mbibazen e kesaj formule do te kemi nje skeme me transparente dhe do te perfitojne ato familje te cilat jane vertete te varfra. Nese do te verifikohen deklarime te rreme atehere familja do te penalizohet”, thote Strazimiri.

Per mbeshtetjen e ketij projekti Banka Boterore ka dhene ne forme huaje nje fonde prej 38 milionë dollaresh dhe Bashkimi Europian 1.3 milion euro. Keto para do te perdoren per modernizimin e sistemit te asistences sociale, aktualisht trajtohen 99 mije e 720 familje. Ne krye te listes se qyteteve ku eshte dhe numri me i larte i familjeve qe perfitojne ndihme ekonomike vijon te mbetet Shkodra, Elbasani, Lezha, Korça dhe Kukesi.

Top Channel