Vijojnë hetimet për shtatzëninë e Florijes

20/02/2013 00:00

Prokurori Arben Nela së bashku me oficerët e policisë gjyqsore kanë
nisur marrjen në pyetje të familjarëve të 22-vjeçares Florije Peci, e
cila ndodhet e shtruar në maternitetin e Tiranës për shkak të një
shtatzënie ende të pasqaruar nga organi i hetimit.

Ne prokurorine e kryeqytetit kane qene per mese kater ore vellai i Florije Pecit, Gazmend Peci, i cili mesohet jo zyrtarisht t’i kete qendruar versionit te kallëzimit penal te kryer prej tij ne prokurori. Gazmend Peci se bashku me te motren kane deklaruar te gjitha rrethanat e zbulimit te kesaj shtatzënie gjate nje vizite ne spitalin e Elbasanit si dhe dyshimet e tyre te forta se ngjizja eshte bere ne muajin shtator, kur Florija ka qene e shtruar ne Vjene.

Nderkohe qe gjate mbremjes se te martes grupi i hetimit ka marre edhe versionin e Florije Pecit. Mesohet se Florije Peci eshte shfaqur e paqarte duke deklaruar se nuk mbante mend asgje.
 

Top Channel